Continue

New Jeep Compass 4xe Rechargeable Hybrid

New Jeep Compass 4xe Rechargeable Hybrid

New Jeep Compass 4xe Rechargeable Hybrid

Pas linjave dinamike fshihet një interior I ri, i ridizenjuar plotësisht, më modern dhe teknologji inovative, i rafinuar dhe komod si kurrë më parë!

Compass 4xe Longitude

Jeep ® Compass 4xe plug-in hybrid vjen standart me rrota të reja 17 “aliazh, një kroskot 7”, kontroll automatik i klimës me dy zona, sensorë parkimi të pasëm dhe një kamer Parkview. Përveç kësaj, një tjetër risi është dhe karikuesi me wi-fi të integruar në konsolën qendrore. Tashmë nuk keni më nevojë për pajisje të tjera për të karikuar telefonin tuaj.

WIRELESS SMARTPHONE CHARGER

Ndërsa jeni në drejtim, Jeep® Compass 4xe gjithashtu mund të karikojë smartphone-in tuaj. Thjesht vendoseni telefonin në karikuesin e integruar në konsolën qendrore. Një dritë treguese tregon nivelin e karikimit të pajisjes.

Sensorët e parkimit të pasëm dhe Parkview® Rearview Camera

Parkoni pa stres me kamerën e pasme standarde Parkview® që tregon hapësirën mbrapa automjetit në ekranin Uconnect. Kur parkoni, sinjali audio i ParkSense® ju paralajmëron për pengesat me sensorë në parakolpin e pasëm.

Rrota aliazh 17'

KONTROLLI KLIMATIK AUTOMATIK

Zbuloni komoditetin e kontrollit automatik të klimës me dy zona me kontrollin individual të temperaturës në anët e drejtuesit dhe pasagjerit. Të gjithë zgjedhin temperaturën që preferojnë.

Jeep® Wave

Vendosuni pas timonit të Jeep Compass dhe përfitoni menjëherë nga Jeep® Wave, programi ekskluziv që ofron 2 vjet mirëmbajtje të planifikuar dhe shërbime ekskluzive.

Interior

Dizajni i brendshëm – plotësisht i rinovuar: estetika dhe komoditeti janë në qendër të vëmendjes.

A revolution

Interiori I Jeep ® Compass PHEV 4XE i ri u ridizenjua me linja më të mprehta dhe horizontale. Kapaciteti i ngarkesës është më shumë se dyfish, duke shkuar nga 2.8L në 7.2L. Materialet premium në interior i japin këtij SUV-i kompakt elegancë të pakrahasuar.

Uconnect ™ i integruar me shërbimet e Amazon Alexa

Falë shërbimeve të Uconnect dhe aplikacionit My Uconnect,, mund të qëndroni në kontakt me makinën tuaj, edhe nga një distancë. Funksionet e reja janë në dispozicion në Jeep ® Compass 4xe plug-in hybrid. Plani My Wi-Fi *, për shembull, ju lejon të flisni nga makina juaj dhe në mënyrë të sigurt ** me Amazon Alexa për të krijuar lista, për të porositur, për të bërë blerje dhe shumë më tepër.

* My Wi-Fi  është një shërbim me pagesë

** Ju duhet të keni asistencën e zërit Alexa të Amazon në shtëpinë tuaj

100% asistencë me audio

Jeep ® Compass 4xe plug-in hibrid është modeli i parë Jeep që përmban asistencë zanore të integruar me radio Uconnect. Thjesht thuaj “Hej Jeep” për të komunikuar me makinën tënde. Mund të rregulloni kondicionimin e ajrit, të ndryshoni muzikë ose të njoftoni destinacionin me zërin tuaj.

Përditësimi automatik i software

Me funksionin e ri Over the Air *, sistemi i radios Uconnect përditësohet automatikisht me aplikacionin My Uconnect.

* Sistemi i përditësimit të software të Jeep është një shërbim me pagesë

Karikoni telefonin tuaj me karikuesin standard wireless

Në Jeep ® Compass 4xe plug-in hibrid, mund të karikoni smartphone-in tuaj kur të doni, me tabletin e karikimit me wi-fi *. Thjesht vendoseni pajisjen në vendin e integruar në konsolën qendrore. Një dritë treguese tregon nivelin e ngarkimit.

* i disponueshëm me telefonat me karikim wi-fi

E-coasting

Aplikacioni Go 4xe LIVE

Aplikacioni i ri GO 4xe lejon që një automjet me motor me djegie të krahasohet me Jeep ® Compass 4xe plug-in hibrid. Në të njëjtën rrugë, aplikacioni analizon drejtimin e të dyja automjeteve dhe krahason konsumin e energjisë, koston e përdorimit dhe emisionet e prodhuara.

Performanca

Jeep sjell risi në drejtimin “all wheel drive”, duke kombinuar tërheqjen termike dhe shtytjen elektrike: performancë e lartë, konsum i ulët i karburantit dhe më pak emisione.

Zgjidhni stilin tuaj

Tre mënyra të ndryshme drejtimi: Hibridi përdor të dy motorët, motori Elektrik operon vetëm motorin elektrik, E-Save ruan karikimin e baterisë duke rritur efikasitetin e sistemeve autonome të karikimit.

Deri në

240 kf

Fuqia e kombinuar

7.3 sekonda

Përshpejtimi nga 0-100 km / orë

<2 orë

Koha e plotë e rimbushjes në 7.4 kW

Më shumë se

50 km

të autonomisë në versionin krejtësisht elektrik në qytet.

Pershendetje, Si mund t'ju ndihmojmë?