Continue


Brandi

NJË MARKË HERONJSH 
Marka ikonë e  Jeep® njihet në të gjithë botën për lidhjen që ajo ka krijuar me lirinë, aftësinë dhe aventurën. Çdo automjet Jeep ka një histori unike për të treguar, me një trashëgimi të pasur që lidhet me origjinalin Willys MA.

Historia jonë është historia juaj. Pronarët e Jeep-ave kanë vite që konfirmojnë që Go Anywhere, Do Anything® është një mënyrë jetese dhe jo vetëm një slogan fushate. Eksploroni formacionin tonë, pastaj krijoni historinë tuaj të përjetshme në një Jeep 4 × 4.

1940

I krijuar në momentin e duhur, Go-Anywhere, Do-Anything® Jeep 4 × 4 u prezantua si një hero për mijëra ushtarë në mbarë botën. Automjetet legjendare të Jeep-it të viteve 1940-të e vulosën markë Jeep, si liderin e padiskutueshëm të teknologjisë 4 × 4.

1950

1950-ta pa evolimin e këtij automjeti të risjellë 10 vite më pas, si dhe superioritetin inxhinierik. Gjatë kësaj periudhe ky automjet pa edhe një prej niveleve më të larta të shitjeve, falë shtatë modeleve unike që prezantoi.

1960

Jeep® Wagoneer Tërësisht i Ri, përfaqësoi përsosjen dhe inovacionin e pashembullt. Prestigji dhe individualiteti ishin fjalët më përfaqësuese të këtij modeli. Marka Jeep u zgjerua akoma edhe më shume, duke shkaur në 14 modele, ideale për punë, aventurë, pushime dhe transport të nivelit më të lartë.

1970

Gjatë viteve ’70, marka Jeep® e perfeksionoi sistemin e parë me kohë të plotë 4 × 4. Modeli Sportiv i Cherokee me dy dyer, mori edhe një prej çmimeve të vitit. 6 Modelet në ngritjen e shitjeve në të gjitha kohërat.

1980

Prezantimi i Jeep® Cherokee Tërësisht i Ri (XJ) ndihmoi në revolucionin e tregut të automjeteve 4 × 4. XJ-ja e fuqishme solli me vete edhe shumë risi, duke përfshirë SUV-in kompakt me 4 dyer, struktura UniFrame, sistemi i parë me kohë të plotë 4 × 4.

1990

Jeep® Grand Cherokee Tërësisht i Ri i 1993 (ZJ) krijoi një pikë referimi të re të kësaj industrie në sajë të bilancit unik të aftësive në rrugë dhe jashtë saj. Wrengler-i (TJ) i ri u prezantua në vitin 1997. Në vitin 1999, Grand Cherokee (WJ) i ri u konsiderua si një prej SUV-ve më të mira të të gjitha kohërave. Shitjet u rritën në 629K njësi për atë dekadë.

2000

Jeep® Wrangler Rubicon i 2003 ishte makina më e aftë e prodhuar ndonjëherë nga brandi i Jeep-it. Wrangler-i në versionin “Unlimited” ishte si një stuhi e vërtetë në këtë industri. Compass dhe Patriot ishin automjetet e para të Jeep-it që arritën në segmentin e vogël cross-utility.
Jeep Grand Cherokee Twrwsisht i ri i 2011, u hodh në treg si një rikrijim tërësisht i ri së bashku me motorin e saj të Ri EcoDiesel. Versioni i ri i 2014, i Cherokee, zëvendwsoi Liberty.

 

Pershendetje, Si mund t'ju ndihmojmë?