Continue

JEEP® COMPASS

JEEP® COMPASS

KAPËRCEN ÇDO KUFIJ TEKNOLOGJIK

Zgjeroni përvojën tuaj të përdorimit të smartphone-it edhe brenda Jeep® Compass që ju lejon të bëni lehtësisht telefonata, të dëgjoni muzikë, të dërgoni dhe të merrni mesazhe dhe shumë funksione të tjera. Zbuloni një mënyrë të re për të qëndruar të lidhur me smartphone-in tuaj në sajë të karakteristikave të reja të disponueshme në sistemin Uconnect ™ 8.4 NAV. Apple CarPlay i mundëson përdoruesve të iPhone-it të kenë akses në Apple Maps, Mesazhe, telefon dhe Apple Music përmes kontrollit zanor të aplokacionit Siri.

Android Auto™ ju mundëson udhëtim të sigurtë pa qenë nevoja t’i hiqni duart tuaja nga timoni, Google Maps™ dhe Google Play Music™ funksionojnë nëpërmjet sistemit Uconnect™ me prekje.

Dritat e mjegullës

Dritat e mjegullës bëhen njësh me stilin e dizajnit të Jeep® Compass Tërësisht të Ri. Për të rritur sigurinë, për të parë rrugënsa më mirë dhe për t’u parë njëkohësisht edhe nga shoferët e tjerë, ju mund të aktivizoni dritat e mjegullës nëse udhëtoni gjatë një kohe me mjegull. Opsioni i ndriçimit të pjesëve anësore të makinës aktivizohet gjatë kthesave duke rritur në këtë mënyrë sigurinë gjatë udhëtimit dhe mbi të gjitha në kushte të dobëta ndriçimi.

Uconnect™ 8.4 NAV

Gjenerata e re sistemit Uconnect ™ 8.4 NAV ofron një sërë opsionesh si për komunikim ashtu edhe për argëtim, të cilat aktivizohen me anë të prekjes.

Kroskot 7”

Kroskoti 7” i ofron shoferëve një gamë të gjerë opsionesh të personalizuara, duke filluar nga leximi i shpejtësisë se automjetit dhe deri tek mundësia që i krijon shoferëve të personalizojnë informacionin. Ekrani është dizenjuar për të komunikuar në mënyrë vizuale informacion të caktuar nëpërmjet grafikëve dhe tekstit, në ëmnyrë të shpejtë dhe sa më të thjeshtë. Në sajë të përdorimit të butonave që ndodhen në timon, shoferët mund ta personalizojnë ekranin me aq informacion sa dëshirojnë.

Sistemi Selec-Terrain®

Sistemi Selec-Terrain® i menaxhimit të traksionit është dizajnuar për të optimizuar këtë makinë në çdo lloj terreni. Ajo koordinon elektronikisht dhe optimizon deri në 12 sisteme që sigurojnë kontroll të shumë të gjerë të automjetit.

Këndet e Nisjes

Jeep® Compass Trailhawk® e arrin aftësinë e Trail Rated® me anë të një qasjeje të pashoqe, kënde të shkëputjes dhe nisjes, falë fasadës unike dhe lartësisë së rritur të udhëtimit. Best-in-Class gjithashtu përfshin edhe një platformë që e mbron gjatë rrëshqitjes, kontroll në disheza dhe goma 17”.