Continue

JEEP® COMPASS

JEEP® COMPASS

KARAKTERISTIKAT E MODELIT LONGITUDE

•Dritaret me kornizë në ngjyrë kromi
•Hapje pa çelës N-Go™
•Dritat e mjegullës
•Zgara

Timon me veshje lëkure

Puna artizanale dhe cilësia shumë e lartë e lëkurës që vesh timonin e makinës gjenden vetëm ne Jeep® Compass Tërësisht të Ri. Sistemi audio i integruar dhe sistemi i komandave të zërit dhe sigurisë gjatë drejtimit, i mundësojnë drejtuesit të makinës që të mos t’i heqin duart nga timoni dhe të mos e heqin kurrë vëmendjen nga rruga.

Frena elektrike

Frenat elektrike përdorin frenat e dorës të cilat ndodhen në panelin qëndror, një motor me çikrik në çdo rrotë të pasme dhe një modul kontrolli elektronik. Katër mënyrat e funksionimit: aplikim statik dhe lëshim, aplikim dinamik, lëshim gjatë udhëtimit dhe mbajtje të sigurtë.

Dritat e pasme LED

Dritat e pasme LED tek modeli Jeep ® Compass Tërësisht i Ri janë një ndërthurje midis mirëfunksionimit dhe formës që ato kanë. Ato bëhen njësh me formën e harkuar të makinës duke i dhënë Jeep-it një pamje shumë të veçantë. Karakteristikat standarde përfshijnë refleksin e pasmë dhe opsionet për mjegullën, me ndriçim të cilësisë së lartë të ndriçimit LED.

Hapje pa çelës N-Go™

Çelësat apo butonat nuk do t’ju hynë më në punë. Me anë të një medaljoni të personalizuar të cilin mund ta mbani në xhep ose në kuletë ju mund të hapni derën e parë ose bagazhin e Jeep® Compass, thjesht duke tërhequr dorezën. Pasi të hyni brenda në makinë, në sajë të pajisjes që ndodhet në Jeep® Compass Longitude, sensorët elektronikë e detektojnë nëse ky medaljon ndodhet brenda në makinë apo jo. Vetëm me anë të shtypjes së një butoni, makina ndizet pa patur fare nevojë që ju të përdorni çelësin.

Zgara

Nëse jeni duke shkuar për sërf, çiklizëm apo lundrim me kajak apo thjesht për të zbuluar terrene të reja, Jeep® Compass Tërëshit i Ri është i pajisur me zgarë mbi të cilën mund të vendosen ngarkesa shumë të rënda.

KARAKTERISTIKAT E MODELIT LIMITED

•Çati panoramike dopjo xham
•Uconnect™ 8.4 NAV
•Çati e zezë
•Kroskot 7”

Çati panoramike dopjo xham

Jeep® Compass Tërësisht i Ri është i pajisur me një çati panoramike me dopjo xham, e cila ju krijon mundësinë për të pasur të gjithë ajrin e freskët brenda në makinën tuaj nëse e mbani hapur apo edhe rrezet e ngrohta të diellit, gjithmonë sipas dëshirës suaj.

Pershendetje, Si mund t'ju ndihmojmë?