Sistemi i frenimit Brembo me frenat antilock me katër rrota është një garanci për sigurinë dhe rritjen e performancës. Rrotat masive 15 inç me gjashtë piston dhe rotorë 13.8 inç me pincë me katër pistona në pjesën e pasme janë të mbuluara me të kuqe për të treguar të gjithë fuqinë e tyre.
Jeep® Grand Cherokee SRT® përmban një dizajn të brendshëm në të cilin vihet re një stil i klasit botëror të përbërë nga detaje të veçanta. Sediljet prej lëkure në ngjyrë të zezë plotësojnë timonin drejtues të SRT®. Sedilje/ulëse të inspiruara prej garave, një zbukurim me fibra karboni dhe një ekran 7 inç me informacionin e një udhëzuesi dixhital me reagime të menjëhershme G-force kombinohen për të siguruar një kabinë emocionuese të dizenjuar për t’ju ofruar një eksperiencë unike.