Continue

JEEP® BRAND DO TË JETË PREZENT NË SHTETIN E KEYSTONIT PËR TË MARRË PJESË NË FESTIVALIN E BANTAMIT

24 June 2015

Këtë qershor,  Jeep® ndërmorri një udhëtim në Butler, PA për të qenë prezent në Festivalin e Jeepit në Bantam. Grumbullimi vjetor i entuziastëve të udhëtimeve off-road mblodhi rreth 20,000 njerëz nga 34 shtete, Kanadaja dhe madje edhe nga Hollanda, dhe rreth 1,200 automjete Jeep për një udhëtim përgjatë bregut në Main Street, pastaj mbi shtigjet lokale dhe ngjarjet festive.

Ndër ngjarjet më të njohura të këtij viti ishte gara Bantam Jeep Muddy 5k. Pothuajse 200 vrapues morën pjesë në këtë garë. Në festivalin e Bantamit 2015 gjithashtu kishte ture të drejtuara off-road, një barbekju gjigande, një ekspozitë mbi historinë e markës Jeep dhe gjtihashtu edhe një pistë të vogël për fëmijët, në mënyrë të atillë që të përfshiheshin edhe ata.

Megjithatë, jo e gjitha kishte të bënte me argëtim dhe lojëra, sepse këtë vit, Festivali Bantam bëri një përpjekje për të rimarrë Rekordin Botëror Guinness të marrë edhe më parë për numrin më të madh të automjeteve Jeep të mbledhura së bashku në një vend, afërsisht mbi 2,400. Qëndroni në rrjetet tona për të parë nëse përfaqësuesit e rekordeve zyrtare të Guinness World ™ do ta vlerësojnë Butlerin me Rekordin Botëror Guinness.

Festivali i Bantamit të këtij viti ishte diçka argëtuese si për të gjithë familjen ashtu edhe organizatorët . Patti Jo Lambert, Drejtorja e Festivalit Bantam theksoi se “Pronarët e Jeep-ve janë disa nga njerëzit më të lumtur dhe zbavitëse që ajo njeh”. Ata kanë një pasion të vërtetë për sipërmarrjen që drejtojnë dhe ata janë gjithashtu edhe shumë krenarë për ta treguar atë. Ata gjithashtu duan që të tërheqin sa më shumë njerëz të rinj në sportin e tyre. Komiteti ynë i Festivalit është një grup prej më shumë se 30 vullnetarësh që kanë më shumë se një vit që punojnë së bashku për të planifikuar aventurën e tyre të ardhshme. Përkushtimi dhe entuziazmi i tyre për të krijuar dhe ekzekutuar me sukses çdo event me të vërtetë më mahnit mua, vazhdoi ajo më tej.

Pershendetje, Si mund t'ju ndihmojmë?