Continue

PERGATITJA PER OVERLAND OFF-ROADING ME JEEP® WRANGLER

12 August 2015

Përgjatë lumenjve dhe përgjatë pyjeve. Mbi gurë dhe nëpër shkretëtirë. Mbi tundrën dhe përmes borës. Ne sfidojmë çdo terren!

Dëshira për të gjetur dhe për të pushtuar peizazhet më sfiduese dhe për të eksploruar terrenet më të vështira të natyrës, është në ADN-në e markës Jeep®. Terrene të ashpra, lartësi të thepisura, pellgje me ujë, ka qenë gjithmonë pjesë e sfidës sonë, dhe nuk ka asgjë që dëshirojmë më shumë se një sfidë të rradhës, duke eksploruar në shtigjet më të reja dhe vështira të natyrës.

Aventurat off-road  kanë një gamë të gjerë shtrirjeje, nga terrent më t famshme e deri tek ato më pak të eksploruara dhe të panjohura, nga udhëtimet disa ditore e deri në ekskursione njëvjeçare. Disa prej udhëtimeve eksplorojnë shkretëtirat dhe pyjet, të tjerë kalojnë kufijtë dhe zonat kohore. Bota është e mbushur me vende të reja për të eksploruar dhe për të shkuar sa më pranë natyrës, dhe simbol i Trail Rated® në makinën tuaj Jeep® 4 × 4 do të thotë se ju e dini që automjeti juaj do të i aftë për të dhënëtë njetën performancë në kushte të ndryshme dhe pavarësisht distancave që planifikoni të shkoni.

Jeep Wrangler Rubicon është veçanërisht i pajisur më së miri për udhëtimet off-road. Në terrenet më sfiduese, dhe atëherë kur pengesat shfaqen papritur përpara jush, ne ju vijmënëndihmëduke jua minimizuar çdo problem. Sistemi Rock-Trac® 4WD ndihmon në dhënien e kontrollit dhe çiftit rrotullues, dhe raporti 4 :1 me shpejtësi të ulët zvarritjeje e bën më të lehtë udhëtimin mbi pengesa të tilla si gurë të mëdhenj apo trungje pemësh, si në malore ashtu edhe në disheza.

Karakteristika të tjera të Jeep Wrangler Rubicon e shndërrojnë atë në një legjendë të vërtetë, si maskarinoja me ndarje e cila ndikon në një mbarëvajtje më tëmirë të makinës gjatë udhëtimit, apo si platforma mbrojtëse poshtë makinës e cila e mbron atë në udhëtimet në terrene të shumë të vështira. Ganxhat e rimorkiove janë ndër më të mirat pë të ndihmuar të gjithë shokët tuaj që mund të kenë pasur probleme gjatë rrugës dhe dritat e pasme LED, do t’ju ndihmojnë pë të pare qartazi edhe në  ambientet më pak të ndriçuara.

Edhe nëse performanca juaj do të zgjasë disa ditë apo edhe një vit, Jeep Wrangler, ju vjen gjithmonë në ndihmë me performancën dhe besueshmërinë.
Më poshtë do të gjeni një listë se si të veproni në planifikimin e udhëtimit tuaj të rradhës.

LISTA E KONTROLLIT PËR AVENTURËN TUAJ MBI KATËR RROTA

1. Pajiseni automjetin tuaj: Sigurohuni që të paketoni dhe të merrni me vete të gjitha pajisjet e nevojshme për të pasur njëkamping sa më të rehatshmëm.  Këtu janë 15 prej elementëve më të rëndësishëm për të pasur një aventurë sa më të bukur.

2. Harta e destinacionit tuaj: Kur jeni duke udhëtuar në distanca të gjata, dhe udhëtimi juaj do të zgjasë disa ditë, është shumë e rëndësishme të dini terrenin në të cilin do të shkoni. Harta topografike janë të dobishme për të pasur një ide të udhëtimit tuaj, ndwrsa navigimi me GPS është i dobishëm në momentin kur udhëtmi juaj ka nisur. Jeep Badge of Honor është një burim i dobishëm për të filluar, dhe një mënyrë e shkëlqyer për të ndjekur progresin tuaj dhe për të treguar aftësitë tuaja tek miqtë tuaj.

3. Konsultohuni me manualin e përdoruesit tuaj:  Siguria është me rëndësi të madhe kur eksploron terrene të vështira, sidomos kur ju shkoni në distanca të largëta. Përdorimi i automjetit tuaj në mënyrë të sigurt do ta bëjë aventurën tuaj gjithnjë e më të kënaqshme, duke ju shtyrë që vit pas viti të ndërmerrni aventura gjithnjë e më të bukura. Shihni Manualin e Jeepit për detaje te tjera.

4. Të jeni sa më të përgatitur: Për t’ju ndihmuar që të jeni sa më të përgatitur në aventurën e rradhës, kiti i përshtatshëm Jeep Trail Rated përfshin një rrip tërheqës, unaza D, doreza të rënda dhe një çantë me logon e Jeep-it. Kiti Jeep Trail Rated është në dispozicion përmes Mopar® Accessories, dhe është standard me Jeans Wrangler Willys Wheeler,  i frymëzuar nga origjinali Willys

Pershendetje, Si mund t'ju ndihmojmë?