Continue

Lajme

shikoni të gjitha lajmet

BASHKOHU ME KOMUNITETIN DHE SHTO NJE MEDALJE NDERI PER MJETIN TUAJ JEEP®

23 July 2015

Pronarët e automjeteve Jeep®  dhe entuziastët e udhëtimeve off-road, janë duke ndarë me të gjithë të gjithë të tjerët eksperinecat e tyre në disa nga shtigjet më emocionuese në Shtetet e Bashkuara me aplikacionin Jeep Badge of Honor. Ky komunitet zyrtar në internet dhe njëkohësisht edhe në formën e një aplikacioni për celularët, bashkon të gjithë tifozët e markës Jeep.
Është shumë e lehtë t’ia filloni – thjesht shkarkoni aplikacionin, regjistrohuni, kontrolloni, ngarkoni dhe shpërndani foto të  eksperiencave tuaja. Kur të tregoni me të vërtetë që jeni një ekspert i udhëtimeve off-road, ne do t’ju dërgojmë një distinktiv të fortë për ta vendosur në automjetin tuaj Jeep, kështu që të gjithë mund të shohin se sa i aftw jeni në Trail Rated®. Trego figurat në artikull.

Që nga fillimi i Jeep Badge of Honor, komuniteti ka vazhduar të rritet, dhe së bashku me të edhe numri i shtigjeve, tani deri në 44. Çdo gjurmë vlerësohet për vështirësi dhe përfshin harta, informacione gjurmësh dhe fotografi nga anëtarët e komunitetit të cilët i kanë eksploruar këto terrene.

Ndërsa kontrolloni, shtigjet dhe postoni fotot, ju do të fitoni Pikët Trail dhe statusin në komunitet. Sa më shumë shtigjet që vizitoni, dhe sa më shumë fotografi të postoni, aq më shumë do t’i afroheni marrjes së statusit e lakmuar të Eksperit (Trail Expert) në komunitetin online off-road.

Dhe ky status ka vlerë edhe në botën reale. Çdo shteg përmban një distinktiv unik Hard Trail, te cilin ju mund ta merrni dhe ta vendosni në automjetin tuaj Jeep. Ajo që ju duhet të bëmi është të vlerësoni automjetin tuaj me numrin dixhital  VIN me 17 shifra dhe më pas vazhdoni aventurën tuaj nëpër shtigjet e ndryshme. Sapo të konfirmohet kontrolli juaj, ne do të fillojmë t’i dërgojmë distinktivët e merituar për automjetin tuaj Jeep.

Ndërsa eksploroni komunitetin Badge of Honor dhe aplikacionin smartphone, sigurohuni që të shikoni seksionin Off-Roading 101. Ky seksion përmban këshilla të ndryshme për udhëtimt off-road, duke përfshirë informacionin bazë, sigurinë e nevojshme, shembuj dhe udhëzime për drejtimin e një automjeti Jeep 4 × 4 në një shumëllojshmëri terrenesh. Familjarizohuni me elementët bazikë dhe pastaj filloni të planifikoni udhëtimin tuaj të rradhës.