Continue

Fiat Chrysler (FCA) është duke punuar për versioni hibrid të Jeep Renegade

18 October 2018

Fiat Chrysler (FCA) deklaroi se është duke punuar për prodhimin e një versioni hibrid të Jeep Renegade sepse sipas kompanisë, ky version do zgjerojë zhvillimin e këtij modeli.

Prodhuesit e shtatë më të mëdhenj në botë u shprehën se në Qershor do të investonin 9 miliardë euro në makina elektrike dhe hibride përgjatë pesë viteve të ardhshme për të përmbushur plotësisht normat dhe rregullat kundrejt ndotjes për të gjitha vendet.

Kompania premtoi gjithashtu se do të ndalojë motorët me naftë për drejtuesit europianë në vitin 2021.

Modeli hybrid i Jeep Renegade, pritet të jetë në treg në fillim të vitit 2020, do të prodhohet në fabrikën Melfi të FCA në Italinë jugore, e cila tashmë është duke zhvilluar versionin e motorit të Fiat Crossover 500X, u shpreh FCA.

Më shumë se 200 milionë euro do të shpenzohen për motorin e ri, tha kompania, duke shtuar se punëtorët do të ritrajnohen për teknologjinë e re që do të aplikohet.

Ish-shefi ekzekutiv i FCA, Sergio Marchionne, kishte kohë që nuk e pranonte elektrifizimin, duke thënë se ai do ta bënte këtë vetëm nëse shitja e makinave me bateri do të sillte më shumë të ardhura.

Ai madje i nxiti konsumatorët që të mos blinin Fiat 500e të FCA-së, modeli i vetëm me bateri, sepse kompania po humbiste para për secilin automjet të shitur. Por suksesi i Teslës dhe nevoja për t’iu përmbajtur rregullave të ndotjes, e shtyu Marchionne-n të angazhohej në atë që ai i referohej si shpenzimi “më i dhimbshëm”.

Marchionne u nda nga jeta në korrik, pasi iu nënshtrua disa komplikimeve nga kirurgjia, por pasuesi i tij, Mike Manley, premtoi të vazhdojë strategjinë e paraqitur në qershor.

Pershendetje, Si mund t'ju ndihmojmë?