Continue

Coronavirus: 10 hapa që duhet të ndjekim për t’u kujdesur për automjetin tuaj gjate karantines

08 April 2020

  • Lënia e automjetit plotësisht pa mbikëqyrje gjatë bllokimit kombëtar, mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme ne mjetin tuaj.
  • Hapat e mëposhtëm ju udhëzojnë si të siguroheni se makina juaj do të gezoje nje gjendje shumë të mirë edhe pasi karantinimi të ketë përfunduar.

Të apasionuarit e makinave janë paksa të tunduar duke parë se çdo rrugë tashmë është e lirë. Nuk ndodh gjithmonë të shikojmë rrugë pa trafik, veçanërisht në qytete.
Megjithëse duhet të frenohemi, të paktën dhe për disa dite te tjera, është e rëndësishme te marrim masa edhe per mjetet tona gjithashtu. Të pastrosh makinën nga parandalimi i virusit nuk është e mjaftueshme sepse jane dhe disa hapa të tjerë që duhet të ndermarrim për tu siguruar që mjeti te gezoje “shendet te plote” kur gjithçka të kthehet në normalitet.
Ne vijim do të njiheni me disa hapa të shpejtë që ju vijnë në ndihmë për t’ju siguruar se makina juaj do të jetë në gjendje shumë të mirë:

GOMAT

Dëmi më i madh që mund t’i shkaktoni makinës tuaj gjatë kësaj periudhe është duke mos e lëvizur sa duhet. Gomat me siguri mund te deformohen dhe madje mund të pësojnë edhe plasaritje nën presionin e vazhdueshëm të automjetit tuaj, nëse e lini në të njëjtin pozicion për javë me radhë. Ka disa mënyra të thjeshta për ta zgjidhur këtë.
Një mundësi është që të lëvizni makinën tuaj nga pak çdo ditë për të lehtësuar presionin e gomave.
Nëse keni hapësirë në oborrin e shtëpisë tuaj, mundohuni ta lëvizni makinën për disa minuta për t’i dhënë gomave lëvizjen e nevojshme për të mos pësuar probleme.
Sidoqoftë, sigurohuni se e keni vëzhguar presionin e gomave çdo javë, Gjithashtu, mos harroni të kontrolloni edhe gomën rezervë për çdo situatë të mundshme.

FRENAT

Ekziston mundësia që edhe frenat te mund te demtohen gjithashtu nëse freni i dores eshte i aplikuar. Për të shmangur këtë situatë, përdorni një gur ose një pengesë të gomave për të mbajtur makinën të palëvizur.

BATERIA

Nëse përpiqeni të ndizni mjetin pas një kohe të gjatë, shanset janë që bateria do të kete rene ose mund te jete edhe jashtë funksionit. Është e nevojshme të kontrolloni baterinë të paktën një herë në javë për ta mbajtur atë në gjendje për të funksionuar. Thjesht ndizni makinën, AC dhe çdo karakteristikë tjetër që funksionon në baterinë e makinës tuaj, për t’u siguruar që gjithçka është në rregull. Kontrolloni treguesin e baterisë për çdo shenjë që bateria juaj mund të ketë nevojë.
Në rast të automjeteve hibride ose elektrike, është e rëndësishme të ndizni motorin dhe ta linin në gjendje të tillë për rreth 15-30 minuta, një herë në jave.

PJESA E KARROCERISE

Këshillohet që të parkoni në një zonë të mbuluar gjatë gjithë periudhës së bllokimit për të shmangur ndonjë dëmtim të pajustifikuar në pjesën e jashtme të makinës. Lënia e automjetit tuaj nën diell rreth kësaj periudhe të vitit per periudhe te tejzgjatur, jo vetëm që mund të shkaktojë dëmtin te bojes, por rrezikoni edhe ndonje gervishje.

Nëse nuk keni mundësi ta parkoni në ambient të mbuluar, sigurohuni të mbuloni automjetin me diçka tjetër. Kjo do të ndihmojë për të mbajtur makinën larg rrezeve të diellit dhe të sigurt nga dëmtimet e tjera të mundshme. Nëse nuk keni një mbulesë të siguruar nga marka juaj, përdorimi i çarçafit ose rrobave të trasha do të bëjë punë.

REZERVAT E KARBURANTIT

Ndërsa mund të mos lëvizni me automjetin tuaj çdo ditë, mbajeni kapacitetin e karburantit të mbushur mjaftueshëm për çdo emergjencë. Kjo shërben për të shmangur çdo situatë kur mund t’ju duhet të lëvizni për një rrugë të gjatë. Nëse ka pak karburant, atëherë ajri mbi karburant mund të kondensohet dhe fillon të ruajë lagështi brenda për një periudhë kohe që mund të shkaktojë ndryshkje.
Në rast se nuk keni mjaftueshëm karburant, nuk është e nevojshme të dilni tani.

BLLOKIMI I AJROSJES SË MOTORIT

Gjëja e fundit që dëshironi të shikoni kur të nxirrni makinën tuaj është ndonjë kafshe në automjetin tuaj. Nëse e shihni pastrimin e tubave AC si diçka të lodhshme, kjo është një mënyrë efikase. Ju mund të bllokoni filtrat e mundshëm të ajrit, të cilat do të ndalojnë minjtë ose insektet e tjera të hyjnë në automjet. Sidoqoftë, mbani mend dhe sigurohuni t’i hiqni këto bllokime përpara se të ndizni automjetin.

FSHIRËSET E XHAMAVE

Mos i mbani fshirëset tuaja të mbërthyera përgjatë xhamit për javë me radhë, edhe nëse i pastroni rregullisht. Mundohuni të vendosni diçka poshtë fshirëseve për të evidentuar shenjat e mundshme.

PASTRONI HAPËSIRËN BRENDA MAKINËS TUAJ

Së fundmi, sigurohuni që të pastroni rregullisht automjetin tuaj. Kjo, jo vetëm që do t’ju ndihmojë të mbani makinën larg virusit, por do të jeni të gatshëm edhe për udhëtimin tuaj të parë pasi gjithçka të kthehet në normalitet.

Burimi: AutoClub Albania

Pershendetje, Si mund t'ju ndihmojmë?