Continue

JEEP® GRAND CHEROKEE

JEEP® GRAND CHEROKEE

NDENJËSET E BRENDSHME

Ndenjësja e re e zbukuruar me lëkurë Natura Plus me cilësi të lartë e disponueshem në Grand Cherokee 2016 është e butë dhe delikate me ajrosje të jashtëzakonshme që ndihmon për ta bërë zbukurimin e lëkurës të rehatshme në mot të nxehtë dhe të ftohtë. Luksit dhe rehatisë i shtohen ndenjëset e përparme të ajrosura dhe ndenjëset e pasme që ngrohen.

PANELI JUAJ I INSTRUMENTEVE I PERSONALIZUAR

Grand Cherokee tani vjen me një ekran të ri shumëpamjesh të konfigurueshëm 17.8 cm (7 inç) me teknologjinë më të fundit Thin Film Transistor (TFT-Tranzistor me Shtresë të Hollë) që ju lejon të përshtatni të gjitha cilësimet dhe grafikat tuaja personale. Informacion i detajuar mbi automjetin tuaj është i integruar në panelin e avancuar të bashkërenduar me ngjyra, kështu që do të mund të shihni matësinë e shpejtësisë, ekranin e lundrimit, cilësimet në sistemin Zgjidh Terrenin/ Selec-Terrain®, sistemin e suspensionit Quadra-Lift® dhe më shumë.

ÇATI DIELLI COMMANDVIEW®

Me një dritare çati CommandView® në dispozicion, ju do të shijoni një tavan me dy panele, me xham rrëshkitë me kontrolle elektrike. Dritarja në çati hapet për të zbuluar pamje të reja dhe përfshin një tendë elektrike për t’ju ndihmuar të ruani freskinë e ambjentit brenda. Gjithashtu është i disponueshëm edhe një dritare elektrike me një panel.

NJË PAMJE E JASHTME E FUQISHME DHE MADHËSHTORE

Ka tre sisteme audio në dispozicion për Grand Cherokee 2016:
• Sistem me gjashtë altoparlantë, përfshirë dy altoparlantë të montuar në panelin e instrumenteve, dy altoparlantë në derën e pasme dhe dyë altoparlantë me rreze të plotë në derën e pasme
• Sistem me nëntë altoparlantë me një subwoofer 25.4 cm (10 inç) dhe një amplifikator 506 vat
• Sistem fonie Harman Kardon® GreenEddge® me nëntëmbëdhjetë autoparlantë me procesim shumëkanalësh të tingullit të ambjentit rrethues Logic 7®