Continue

JEEP® CHEROKEE

JEEP® CHEROKEE

EFIÇENCË ME AFTËSINË TË GJITHA MOTET

MOTOR TURBO NAFTE MULTIJET II 2.0L

Motori i ri efikas turbo nafte 2.0 litër i pajisur në Jeep Cherokee-n e ri shfaq teknologji të brezit të dytë, Multijet, është një motor me katër valvula për cilindër dhe guarnicion të dyfishtë tesatoje (double overhead camshaft-DOHC) të drejtuar nga rripi i motorit. I pajisur me sistem injektimi të karburantit 1600 bar me shufër të zakonshme, piston elektromagnetik dhe turbo motori gjeometrike të ndryshueshme (VGT), motori i ri turbo nafte 2.0 litër prodhon një fuqi maksimale prej 140 hp në 3.750 xhpm dhe çift rrotullues prej 350 Nm në 1500 xhpm .

MOTOR TURBO NAFTE MULTIJET II 2.2L

“Motori i ri 2.2L ofron konsum karburanti dhe performancë të jashtëzakonshme. Ai prodhon 200hp në 3500xhpm dhe jep 440Nm çift rrotullues në 2500xhpm, duke e bërë atë një nga motorët turbo nafte me katër cilindra me performancën më të mirë në treg. Versioni 200hp është në dispozicion me Jeep® Active Drive I dhe Jeep® Active Drive II. Një version me fuqi të kufizuar 185hp, i plotësuar me Jeep® Active Drive I 4×4 është gjithashtu në dispozicion. Të dy versionet, 185 hp dhe 200hp, vijnë me transmetim automatik 9 shpejtësi dhe sistem Nisu dhe Ndalo. Konsumi dhe emetimet për motorin 2.2L Turbo Diesel, në ciklin e kombinuar të aprovuar janë përkatësisht 5.7L / 100km dhe 150g / km.”

MOTOR BENZINE PENTASTAR® V6 3.2L

“Pentastar i ri V-6, 3.2 litër është pasardhësi i parë i të mirënjohurit Pentastar V-6, 3.6 litra dhe përfiton nga të njëjtat risi që i dhanë industrisë paraardhëse të saj të zhvendosjes më të madhe lavdërime të mëdha për efikasitetin, fuqinë dhe përsosjen e saj.
Kjo kontribuon në një përvojë të rafinuar të ngarjes së automjetit me zvogëlim të vlerës së zhurmës, dridhjeve dhe ashpërsisë (NVH/ZhDA) dhe një balancë të jashtëzakonshme të prodhimit më të lartë të fuqisë specifike (85 kuaj fuqi për litër), ndërkohë që ofron përmirësime në kursimin e karburantit prej 30 përqind kundrejt motorit të kaluar V-6.”

SISTEMI JEEP® ACTIVE 4X4 DRIVE I

Jeep Active Drive I shfaq një njësi të vetme transferimi të energjisë (NjTE), e cila është plotësisht automatike dhe jep funksionim të këndshëm në ngarjen me apo pa katër rrota në çdo shpejtësi. Sistemi nuk kërkon ndonjë ndërhyrje apo reagim të shoferit dhe është ideale për ata që duan një SUV me një sistem 4×4 të aftë për të gjitha motet që është lehtë për t’u përdorur. Jeep Active Drive I ofron shpërndarje të ekuilibruar të çiftit rrotullues me kontroll të tërheqjes së frenave. Performanca me katër rrota rezulton nga një friksion i lagur plotësisht i ndryshueshën i vendosur në modulin e pasmë të ngarjes.

Inovacioni i Sistemit 4x4

Friksioni jep sasinë e duhur të çiftit rrotullues për çdo kusht të ndarjes së mjetit vozitjes, përfshirë kushtet e rrëshqitshme, nisjen agresive dhe ngarjen dinamike. Algoritmet e sofistikuara i mundësojnë sistemit të kontribuojë në dinamikat e ngarjes ndërkohë që ndërvepron me sistemin e kontrollit elektronik të qëndrueshmërisë (KEQ) kur i afrohet limiteve të tërheqjes në sipërfaqet e rrugës. Tipari i shkëputjes së boshtit të pasmë angazhohn sistemi 4×4 vetëm kur është e nevojshme për përmirësim të efikasitetit të karburantit.

JEEP® ACTIVE DRIVE LOCK 4X4 SYSTEM

Sistemi Active Drive Lock 4×4 i Jeep® Cherokee Trailhawk® dhe Trail Rated® standard i tij siguron aftësi të jashtëzakonshme 4×4. Jeep Active Drive Lock II përfshin një NjTE me dy shpejtësi me menaxhim të çiftit të rrotullimit dhe gamë të ulët dhe shton një diferencial të pasëm mbyllës për të siguruar fuqi me shpejtësi të ulët të rritur kur ngisni automjetin në shtigje me terren jashtëzakonisht të vështirë.
Në modalitetin 4-Ulje, sistemi bllokon akset e parme dhe të pasme për të siguruar më shumë energji në shpejtësi të ulët dhe aftësi më të madhe tërheqjeje. Gama e ulët siguron një zvogëlim te gear prej 2.92:1 që rrit aftësinë ngjitëse dhe ofron raporte të jashtëzakonshme të zvarritjes për kushte rruge tejet të vështira.
Diferenciali i pasëm mbyllës është i përzgjedhshëm në çdo modalitet terreni me gamë të ulët, por do të bllokohet automatikisht në modalitete të caktuara, të tilla si “Rock” (Shkëmb) për të maksimizuar përpjekjet e fërkimit, të cilat mund t’i mbështesin fashat e gomës. Jeep Active Drive Lock është standard në të gjitha modelet ‘Trailhawk’.

THE TRAIL RATED® TRAILHAWK®

“Trailhawk Cherokee ka një pamje të fortë dhe të fuqishëm.
Pllakat kundër gërvishtjes, suspensioni një in, gomat për të gjitha stinët,
çengelat rimorkiues para dhe pas, të gjitha shërbejnë për një qëllimi.Të gjitha tiparet lidhen me të qënit Trail Rated® – gjithmonë e gatshme për pothuajse çdo mot apo terren.”

KYÇI I PASËM

“Me shtytjen e një butoni, Trailhawk® mund të bllokojë elektronikisht të dy rrotat e pasme së bashku për tërheqje të jashtëzakonshme me shpejtësi më të ulëta. diferenciali i pasmë i bllokimit është i përzgjedhshëm në çdo regjim terreni me gamë të ulët, por do të bllokohet automatikisht kur ngisni në mënyra të caktuara, tilla si ‘Rock’/Shkëmb për të maksimizuar përpjekjet tërheqëse në fashën e gomës që mund ta mbështesë atë.”

SHTRESA METALIKE MBROJTËSE

Trailhawk ka shtresa metalike mbrojtëse që ndihmojnë në mbrojtjen e pjesëve nën trupin e makinës kur jeni në lëvizje në terren të vështirë.

KONTROLLI ZGJIDH SHPEJTËSINË

Kontrolli Zgjidh Shpejtësinë ® ndihmon shoferët në ngjitjen dhe hipjen e rrugëve të pjerrëta. Ai përfshin edhe Kontrollin Zbritje e Kodrës dhe Asistencën Nisje në Kodër. Kontrolli Zgjidh Shpejtësinë gjendet vetëm në Cherokee Trailhawk.

SHKËPUTJE E AKSIT TË PASËM

Jeep® Cherokee i ri është gjithashtu SUV i parë me madhësisë mesatare që përmban veçorinë e shkëputjes së aksit të pasëm, duke rezultuar në humbje më të ulët të energjisë kur nuk nevojitet aftësia 4×4 dhe përmirësim të efikasitetit të karburantit. Shkëputja e aksit të pasmë kalon në mënyrë të përsosur midis ngarjes së makinës me dy dhe katër rrota për menaxhimin e çift të rrotullimit me kohë të plotë dhe nuk kërkon veprim nga shoferi.

PROVA E NGRIRJES

Ndenjëset e ngrohta në një ditë të ftohtë dimri janë një luks i këndshëm. Kur i shtoni Grupin e Motit të Ftohtë Jeep® Cherokee-s suaj, ju do të siguroni ndenjëse të parme të ngrohura, timon të ngrohur si dhe një fshirëse xhamash që shkrin akullin, nisje nga larg të automjetit dhe rrogoz për të gjitha motet.
Për modelet ‘Trailhawk’, kemi future edhe paketën e aksesorëve për në rrugë dhe terren të vështirë.