Continue

JEEP® CHEROKEE

JEEP® CHEROKEE

NJË QASJE E RE, MODERNE NDAJ Jeep® VEHICLE HERITAGE

HISTORI NË RIBËRJE

Cherokee Tërësisht e Re është më shumë revolucionare se sa evolucionare – duke i shtyrë kufijtë dhe duke eksploruar territore të panjohura më parë. Projektimi i saj i jashtëm u skalit për efikasitet maksimal aerodinamik.

CILËSI DHE STIL DINAMIK

Jeep® Cherokee paraqet mjeshtëri të klasit botëror me një pamje të jashtme të skalitur dhe aerodinamike plotësisht të re.
Fenerët e rinj të pasëm, më të mëdhenj me ndriçimin e mirënjohur LED, një bisht (spoiler) të pasëm të madh për të ndihmuar në aerodinamikë dhe derë bagazhi me forma të hijshme, të gjitha shtojnë një stilizim dinamik. Marmitat dyshe të ndritshme shtojnë pak klas. Cherokee ka përshtatshmërinë dhe fleksibilitetin për të rritur jetesën tuaj aktive. Qoftë fëmijë apo kaiake që fryhen, Cherokee është zgjedhja pa kompromis. Ndenjëset e rreshtit të dytë të palosshme 60/40 rrëshqasin përpara dhe mund të shtyhen pas gjashtë inç (15.24 cm) për më tepër rehati. Edhe shpinoret e tyre kthehen pas.

RROTAT DHE GOMAT

“Cherokee u bë për të lëvizur, për të shtyrë kufijtë dhe për të zbuluar rajone të panjohura. Ndërthurjet unike të rrotës dhe gomës së Cherokee janë projektuar për t’ju ndihmuar të dalloheni nga turma identike dhe të jeni një origjinal.”

SHENJA DALLUESE LED PËR DITËN FENERË TË PËRPARMË PËR DITËN (RUNNING HEADLAMPS)

“Cherokee plotësisht e re po bën bujë me teknologjinë e saj të përparuar të ndriçimit. Fenerët LED për ditën fshihen për një dinamikë fluide. Poshtë, fenerët halogjen ndriçojnë natën me pak ndihmë nga fenerët e mjergullës, nëse nevojitet.”